Rrjetet sociale dhe pse na mundësojnë lidhjen virtuale me shumë persona shpesh bëhen dhe shkak i shumë pakënaqësive dhe ndikuese të drejtpërdrejta në lumturinë e secilit nga ne.

 

Nëse duam që të mos kemi një ndikim të madh nga prania e tyre është e rëndësishme që të bëjmë një shkëputje prej 30 minutash nga këto rrjete sociale dhe do të arrijmë të gjejmë qetësi.

 

Sipas një studimi të realizuar në Universitetin e Pensilvanisë, të cilët kanë gjetur lidhjen mes kohës së kaluar në rrjetet sociale me nxitjen e simptomave depresive. Në këtë studim janë përfshirë 143 studentë të universitetit, mes moshës 18 dhe 22 vjeç, me përparësi femrat dhe ka monitoruar përdorimin e tre platformave kryesore: Facebook, Instagram dhe Snapchat.

 

Në fazën e parë, secilit prej pjesëmarrësve i është kërkuar një vlerësim në lidhje me perceptimin e mirëqenies personale dhe sasinë e orëve të shpenzuara në ditë, duke hulumtuar nëpër rrjetet sociale.

 

Në këtë pikë, çdo grup vullnetarësh, i zgjedhur në mënyrë rastësore, i është kërkuar ta reduktojë me 10 minuta në ditë kohën e kaluar “online” në secilën platformë, në një kohë optimale prej 30 minutash në ditë.

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME