TIRANE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 8 vite burg Saimir Çullhajn, i akuzuar për trafik armësh nga Rinasi në drejtim të Anglisë.

33-vjeçari nga Shijaku në datën 23 gusht të vitit të kaluar akuzohet se ka bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

“Në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23.08.2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjencive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”. Brenda pakove janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara. Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar”, sqaroi policia ditën e arrestimit.

Prokuroria Krimeve të Rënda për kishte kërkuar 12 vite burg për Saimir Çullhaj, por Gjykata e ka dënuar me 8 vite.

(d.d/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re