Ministri i Jashtëm hungarez Peter Siarto, ka reaguar ndaj deklaratës së  komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn, i cili ka thënë këtë të hënë se nuk beson se Hungaria do ta ekstradojë Gruevskin.

 

“Komisioneri për zgjerim duhet të kujdeset për zgjerimin, jo për proceset ligjore në shtetet anëtare të BE-së.”

 

Ndërkohë në takimin e nesërm të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së, i cili do t’i përkushtohet pjesërisht sundimit të ligjit në Hungari, pritet që një nga pyetjet e ngritura do të jetë mbyllja e Universitetit të Evropës Qendrore në Budapest, mirëpo nuk është e qartë nëse çështja e Gruevskit do të hapet, pasi BE e konsideron këtë rast si çështje sovrane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re