Bija e themeluesit të Huawei u arrestua ditën e sotme në Kanada ndërsa Shtetet e Bashkuar kanë kërkuar ekstradimin e saj duke tensionuar edhe njëherë tjetër marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Arrestimi i Meng Wanzhoi, e cila është CFO pranë Huawei, kërcënon marrëveshjen e arritur pak ditë më parë mes SHBA-ve dhe Kinës për të ndaluar luftën tregtare.

Arrestimi i Meng u bë publik nga autoritetet Kanadeze dhe ka të bëjë me sanksionet Amerikane.

Njerëz të afërt me çështjen thonë se që nga muaji Prill autoritetet Amerikane kanë hetuar Huawei për shitjen e produkteve Amerikane në Iran.

Aktualisht Huawei po sulmohet nga disa vende të botës të cilat kanë ndaluar shitjen e pajisjeve të saj të telekomunikacionit duke cituar si kërcënim për sigurinë kombëtare. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re