Skrapari arrin një barazim të rëndësishëm në transfertë që e mban larg nga vendi i fundit. Një barazim në Maliq përballë një skuadre që ka treguar një fytyrë të mirë këtë sezon u vlen shumë skrapalinjve. Të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë duke e mbyllur këtë sfidë në një barazim me katër gola.

Të parët shënojnë vendasit me Meçollarin në minutën e 20’ duke kaluar kështu Maliqin përpara. Por sulmuesi Guri barazon shifrat duke u abonuar me golin në javët e fundit. Minuta e 31’ është ajo që shënon barazimin dhe me këtë rezultat mbyllet fraksioni i parë i lojës.

Make sërish për vendasit shënon me nisjen e pjesës së dytë duke rikthyer edhe njëherë Maliqin në avantazh. Por në të 77’ është Tafa që shënon për Skraparin duke vendosur mbylljen e ndeshjes në barazim.

Ky barazim vendos Skraparin në vendin e 12 me 20 pikë tani 8 pikë larg nga Gramozi i vendit të fundit, një hap i rëndësishëm për të mbajtur larg vetes rrezikun e vendit të fundit.

Në këtë grup fitojnë të tre skuadrat e para në renditje duke e mbajtur të hapur garën se kush do të rikthehet në Kategorinë e Parë dhe kush shkon në playoff. Elbasani fiton falë një penalltie të kthyer në gol nga Kotorri ashtu si në Orikum. Me një gol të shënuar nga Arbër Dhrami fiton edhe Oriku në Devoll duke mbajtur vendin e dytë ndërsa tre golat e Kapos i japin fitoren Albpetrol që mban vendin e tretë./Berati.TV

Maliqi 2-2 Skrapari

Shënues: Meçollari 20’, Make 47’/Guri 31′, Tafa 77’

Maliqi: Vollga, Zyfi(Bregu 47’), Ramo, Ivani, Çaushllari, Tako, Jaupllari, Make, Meçollari,(Lipollari 46’), Merko, Trëndafili(Konica 47’). Tr. E. Malësija

Skrapari: Spahiu, Tafa, Bilçari, Haxhiu, Qose, Dosti(Çela 79’), Kallmi(A. Dosti 80’), Isufi, Lamçe(Meta 78’), Karamani, Guri. Tr. A. Spahiu

Gjyqtarë: S. Dyrmishi, E. Ganxhi, E. Gjoni(Elbasan)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re