5 dhjetor- Fëmijët e kopshtit “Donika Kastrioti” në Berat kanë tashmë ambiente të reja.

Rikonstruksioni i këtij kopshti u financua nga Ambasada gjermane në Tiranë në bashkëpunim me bashkinë e Beratit.

Në ceremoninë e përurimit të kopshtit ishin të pranishëm në këtë përurim përfaqësuesja e ambasadës gjermane, Petra Schmidt, kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, punonjës të institucioneve parashkollore, prindër etj.

Përfaqësuesja e ambasadës gjermane, Petra Schmidt, u shpreh se ndihej e befasuar nga ndryshimi që kishte pësuar ky kopsht dhe për këtë përgëzoi të gjitha ata që punuan për realizmin e këtij ndryshimi.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin me bashkinë e Beratit, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës në mjediset arsimore, për të krijuar kushte e standarde optimale për edukimin e fëmijëve.

Ndërsa kryetari i bashkisë Sinaj, pasi falënderoi Ambasadën gjermane për ndihmën e ofruar, theksoi se “bashkia e Beratit gjatë kësaj periudhe ka ndërhyrë për përmirësimin e infrastrukturës në kopshte, çerdhe dhe shkolla, duke krijuar mjedise të përshtatshme për edukimin e fëmijëve në të gjitha ciklet e arsimimit të tyre”./k.s/j.p/









Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re