Berat, më 18.10.2018
Berat
Vidhnin naftë nga kantierët e një firme gazsjellësi
Policia e Beratit finalizon me sukses operacionin e koduar “Gostencka”, duke vënë në pranga 3 shtetas
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në kuadër të punës për kapjen e personave që shkelin ligjin finalizuan me sukses Operacionin e koduar “Gostencka”, ku u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:
1-Hyda Vila, 26 vjeç, banues në Gostenck, Skrapar.
2-Erineo Lalo, 26 vjeç, banues në lagjen “Kombinat”, Tiranë.
3-Artur Guri, 44 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me një kamion tip ‘Benz’ 7080 litra naftë të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e një firme gazsjellësi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
1 – 7080 litra naftë.
2 – Një mjet kamion, i markës ‘Mercedes Benz’.
3 – Një mjet fuoristradë i markës ‘Range Rover’.
4 – 6 aparate telefoni celular.
5 – 225.100 lekë të reja.
6 – 450 euro.
Strukturat e DVP Berat po punojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet të jenë të implikuar dhe persona të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga nenet 134/3, 25 dhe 135 të Kodit Penal.