Faleminderit, Zonja ambasadore Aziza Benani.

(një ndihmesë të veçantë, në moment të vështirë)

Mbretëria e Marokut

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit

Misioni i Përhershëm pranë UNESKO-s

416/07 Paris, më 4 korrik 2007

Ambasadore- Perfaqêsuese e Pêrhershme

Shkëlqësisë së Saj , Zonjës Tatiana GJONAJ
Ambasadore- Perfaqêsuese e Pêrhershme e Shqipërisë pranë UNESCO-s

Zonja Ambasadore,

Me t’u kthyer nga Christchurch, ku ne kaluam dhjetë ditë së bashku me rastin e sesionit të 31-të të Komitetit të Trashëgimise Botërore, do të deshiroja t’u uroja per bindjen tuaj të thellë dhe për këmbenguljen me të cilat ju mbrojtet qytetin e Beratit për regjistrimin e tij në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Siç jeni edhe ju ne dijeni, unë personalisht pata rastin te zbuloj vlerat e jashtzakonshme të ketij qyteti të bukur gjatë ekspozitues që ju organizuat në UNESCO nën kujdesin e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë i përfaqësuar nga Ministri i Punëve të Jashtëm dhe Kryetari i Bashkise së qytetit në shtator te vitit 2006. Berati është nje qytet emblematik i dialogut fetar dhe i qyteterimeve, atë dialog që ne sot po e kerkojmë me ngulm te gjithë, dhe qe fatkeqësisht nuk po zë fill. Me pas në sajë të kontributit tuaj të çmuar, unë pata rastin të kem një riprodhim të Ikonës së Beratit që paraqet në sfon dy minare, për të ilustruar kumtesën time me temë « Trashëgimia, ure lidhese midis kulturave », e mbajtur në kuadrin e « edicionit te 15-të të Bashkëbisedimeve të trashëgimise », organizuar nga Ministria franceze e Kultures , ne mars te këtij viti në Paris.

Ndryshe nga disa antare të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, për mua, vleresimi i bere nga ICOMOS-i për regjistrimin e Beratit në Listën e Trashëgimisë Botërore, ishte i njënanshem dhe i padrejtë, vlerësim i cili linte në heshtje dokumente që ishin ne favor të këtij regjistrimi.

Ky mendim ishte edhe ai i 15 antarëve (me shume se 2/3) të Komitetit, të cilët ju mbështeten në luftën tuaj për të rivendosur të vertetën.

Ky fakt bëri që të ndryshohej rekomandimi i ICOMOS-it, i cili do të kishte bërë që Berati te humbiste edhe disa vite të tjera. Në këtë mënyre, je nuk keni me nevoje të dërgoni misione te tjera të ICOMOS-it ne Berat, për të përgatitur dosjen nga e para dhe as nuk keni nevojë të jepni prova dhe argumente lidhur me vlerën universale të jashtzakonshme të qytetit.

Tashmë, ju keni një vit kohe për të paraqitur planin e perbashkët të menaxhimit të Beratit dhe të Gjirokastrës, që është i domosdoshem për proçedurat në fuqi për regjistrimin, në mënyre që parimi i këtij regjistrimi, i mbajtur shënim në këtë sesion, te zbatohet.

Bashkëngjitur , po ju dërgoj projekt-vendimin me firmat e 15 shteteve antare, vendimin përfundimtar të miratuar nga Komiteti i Trashëgimise Boterore si dhe deklaraten time lidhur me kete çështje. Bashkia e Beratit në se dëshiron, mund t’i ruajë këto dukumente për histori së bashku me elementët e tjerë të dosjes së regjistrimit të qytetit.

Së fundi, do të doja t’ju thosha se ju do te keni mbështejtjen time të patundur deri në regjistrimin e plotë të Beratit, pasi Maroku është akoma antar i Komitetit të Trashëgimisë Botërore edhe për dy vite të tjera.

Ju lutem, pranoni , Zonja Ambasadore, shprehjen e konsiderates sime më të lartë.

Aziza BENANI

Ambasadore

Burimi: Studiuesi Ajet Nallbani, facebook

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re