Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Edi Rama ka bërë një veprim në kufijtë e një skandali gjatë vizitës në Berat.

Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, ditën e djeshme Rama pati një vizitë në një xhami të Beratit bashkë me ministren Kumbaro, ku pretendohet se Rama ka refuzuar t’i japë dorën Myftiut te Beratit. Nga qytetarët beratas në redaksine e Berati.TV nder te tjera eshte derguar edhe kjo foto, e cila me sa duket përforcon pretendimin e Berishës.

Reagimi i plote i Berishës:

Rama harbut ne Berat!

Lexoni denoncimet e qytetarit dixhital. sb

“Vizita ne Berat!

I nderuar Z.Berisha,

I skandalizuar nga sjellja harbuteske e lloshit qe kemi zgjedhur per kryeminister qe nuk njeh as Zot, as moral e as etike.

Hyn ne shtepin e Zotit dhe se bashku me ministren Kumbaro ne menyren me te pafytyre injoron myftiun e qytetit i cili qendronte ne deren e xhamise (e cila pritet te restaurohet nga TIKA) as nuk e pershendet dhe as i jep doren njeriut qe perfaqeson nje komunitet te tere aq me teper qe eshte administratori i ketyre objekteve te kultit.”/ Berati.TV

/Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re