Evropa nuk do të dorëzohet ndaj kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara për masa tregtare, ndërkohë që ekziston dëshira për zgjidhje përmes negociatave, tha ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas.

Deklarata e tij vjen vetëm një ditë para vizitës në delegacionit të Komisionit Evropian në Uashington për bisedime mbi çështjen e futjes së detyrimeve doganore shtesë ndaj produkteve europiane, informon Reuters.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker të mërkurën do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar futjen e tarifave amerikane mbi çelikun dhe aluminin europian, duke kërcënuar njëherësh se lista do zgjerohet dhe automjetet evropiane.

“Është mirë që Jean-Claude Juncker do të jetë në Uashington për të diskutuar dhe për të dhënë një zgjidhje, por ne nuk jemi duke shkuar për të negociuar me një armë që na u vendos në gjokset tona. Unë nuk mendoj se ne jemi më afër zgjidhjes se sa kërcënimit”, tha Maas.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re