Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, ka deklaruar se vendi i saj në një muaj ka humbur rreth 42 milionë për shkak të taksës, së vendosur nga qeveria e Ksovës.

 

Sipas shefes së qeverisë serbe, humbja më e madhe nuk është kjo, humbja më e madhe do të jetë për serbët e Kosovës të cilët, nuk do të dinë a do të kenë mazut për ngrohje në shkolla, barna, ushqime dhe sa do t’iu kushtojnë.

 

Gjithahshtu Bërnabiç ka treguar se në letrën që u ka dërguar vendeve të Bashkimit Evropian, ka shkruar se sipas OKB-së, Kosova është vendi me numrin më të vogël të të kthyerve nga rajonet me konflikte në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re