Kafja është një ndër pijet më të preferuara për shumë individë që në mëngjes, dhe një çështje me të cilën studiuesit janë marrë gjithmonë në lidhje me ndikimin që ajo ka në organizmin tonë.

Kafja e zezë është e pasur me antioksidantë të cilët veprojnë në mënyrë të favorshme në shëndetin tonë, dhe pse është e rëndësishme mënyra se si dhe kur e pini atë.

Studimet ve zhvilluara nga departamenti i epidemiologjisë dhe gjenetikës së Institutit Kombëtar të Kancerit në Shtetet e Bashkuara raportojnë se pirja e kafesë në sasi të mëdha mund ta zvogëlojë rrezikun e melanomës malinje.

Shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan, të nxehtë, të kafesë së zezë në mëngjes. Dhe madje në lukth të zbrazët pa e ngrënë mëngjesin. Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë të përditshëm herët në mëngjes, sepse kjo pije vepron për ta shuar urinë.

Megjithatë, pirja e kafesë së zezë esëll ka disa efekte të tjera shëndetësore. Një filxhan kafeje të pastër të zezë esëll e stimulon sekretimin e acidit klorhidrik (HCl) në sistemin e tretjes, dhe këtë dukuri të pakëndshme do ta ndiejnë shumë shpejt personat e prirë ndaj gastritit.

Disa nga ndikimet që mund të ketë konsumimi i kafesë së zezë esëll është se ajo mund të shkaktojë urth, fryrje, dhe në disa raste edhe të vjella. Prandaj është e rëndësishme që para se të konsumoni kafen e mëngjesit të hani të paktën një fetë bukë para se të pini kafe, dhe në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën kafenë zbuteni me qumësht.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re