Shkruan Donald Myrteli
(Nxënës i klasës XI në gjimnazin “Muhamer Janina” në Urë Vajgurore)
 
Gjej rastin te shkruaj për atë çfarë në të vërtetë quhet “Lumturi”.
Të gjithë e kërkojmë atë, por shpesh jo në mënyrën e duhur.
Shumë e kërkojnë nëpër munde dhe sakrifica, ku në fund edhe emrin ia harrojnë.
Shumë e kërkojnë atë tek e nesërmja pa e menduar që ajo është tek e sotmja ende.
Disa të tjerë gënjejnë veten duke e gjetur në mënyra të gabuara, edhe pse nuk i ngjan aspak të vërtetës.
Por nëse do pyesje Kristin (fëmija ne foto) se çfarë është lumturia për ty, ai do të përgjigjej fare thjesht, duke thënë:
“Unë jam i lumtur kur ndihmoj familjen.”
Edhe pse familjen nuk e ka të plotë, ai e gjen mundësinë për të krijuar sado pak lumturi në të.
Është ende fëmijë dhe pa një të nesërme, por është i bindur se lumturia qëndron tek e sotmja.
Për shkak të vështirësive që has ai ia di më shumë vlerën se disa “kafshë” me këmishë e kollare.

(Kristi)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re