Mediat turke i kanë bërë jehonë një diplomati karriere në politikën amerikane, i cili ka kërkuar rikthimin e Turqisë në lidershipin botëror, siç ishte dikur Perandoria Osmane.

Ndryshe nga kompleksimi i disa popujve ballkanikë në qasjen ndaj ish-asaj perandorie te djeshme e Turqisë së sotme, ku veçojnë sidomos një pjesë e elitave kulturore dhe politike në hapësirat shqiptare, Robert Dickson Crane, këshilltari i ish-presidentit amerikan Richard M. Nixon, e ka deklaruar me gojën plot se një model turk mund të zhvillohet për të siguruar udhëheqjen e humbur në botë.

“Ne duhet të kthehemi në urtësinë e Perandorisë Osmane. Ne mund të zhvillojmë një model turk që do të kalonte gjithë rrugës nga Atlantiku në Kinë”, citon AA diplomatin e njohur amerikan.

Në kritikë ndaj stilit të udhëheqjes së presidentit Trump, Crane ofroi modelin se si funksiononte administrata osmane.

“Ishte një administratë e centralizuar, por njerëzit ishin autonomë dhe identitetet e tyre nuk u kërcënuan. Sot, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa ndjejnë se identitetet e tyre janë të kërcënuara. Po përkeqësohet. Ne po humbim shpresën. Ndikimi i SHBA-ve është në rënie në botë dhe Turqia duhet të sigurojë udhëheqjen e humbur”, deklaroi Crane, i ndodhur në Stamboll për një forum me titull: “Një botë brenda ose jashtë rendit: Njëqind vjet që nga Lufta e Parë Botërore”.

Perandoria Osmane konsiderohet si një fuqitë botërore më jetëgjatë në historinë e njerëzimit. Ajo u shtri nga Evropa Lindore, në Lindjen e  Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke administruar hapësira prej mijra kilometrash katrorë në më shumë se 600 vjet, me përbërje të ndryshme etnike dhe fetare.

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME