Presidenti Iliri Meta ka bërë thirrje që të punohet për frenimin dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

 

Në kaudër të Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve, Meta në një postim në “Facebook”, duke risjellë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Franceskut, shprehet që të gjithë së bashku të të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës

 

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, dua të risjell edhe njëherë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Franceskut, që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës. Me përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje maksimale në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, të frenojmë largimin e tyre dhe t’ju mundësojmë ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë e të qëndrueshme në Shqipëri.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re