Facebook bllokoi përkohësisht profilin e të birit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pasi ai shkroi që “të gjithë muslimanët duhet të lënë Izraelin”.

Pas trazirave të fundit ku u vranë pesë palestinezë dhe tre izraelitë, duke përfshirë dy ushtarë, Yair Netanyahu bëri thirrje në Facebook për të “dëbuar” palestinezët.

“A e dini se ku nuk ka sulme? Në Islandë dhe Japoni, ku nuk ka muslimanë”, shkroi ai.

Në një postim tjetër, ai shkroi se ekzistojnë vetëm dy zgjidhje të mundshme për paqe: “ose të largohen të gjithë hebrenjtë nga Izraeli, ose të gjithë muslimanët”.

“Unë preferoj opsionin e dytë”, shtoi 27-vjeçari.

Facebook fshiu njoftimet e tij në të cilën ai gjithashtu bëri thirrje për “hakmarrje për vdekjen e dy ushtarëve izraelitë”.

Yair Netanjahu pastaj kritikoi rrjetin social në Tëitter, duke e quajtur atë një “diktim të mendimit”. Facebook zhbllokoi profilin e tij pas 24 orësh.

Gazetarët dhe aktivistët palestinezë kanë fajësuar gjatë rrjeteve sociale si Facebook për standarde të dyfishta gjatë zbatimit të politikave të tyre, veçanërisht në kontekstin izraelito-palestinez.

Vitin e kaluar, Intercept lëshoi ​​një raport që zbulonte se Facebook po fshinte përmbajtje dhe bllokonte përdoruesit pas urdhrave nga autoritetet izraelite dhe amerikane.

Dhjetëra gazetarë palestinezë u mblodhën në mars përpara zyrës së OKB-së në Gaza për të protestuar kundër praktikës së bllokimit profilin palestinez në Facebook, duke e quajtur atë një “shkelje e lirisë së mendimit dhe të shprehjes”.

 “Facebook ka bllokuar rreth 200 llogari palestineze vitin e kaluar, dhe një tjetër herë rreth 100 që nga fillimi i vitit 2018”, të publikuara nga Salama Maarouf, një zëdhënës i Hamasit, grupi që kontrollon Rripin e Gazës.

Ai shtoi se 20 përqind e profileve izraelite “haptazi bëjnë thirrje për dhunë kundër palestinezëve” pa asnjë pasojë.

Në prill, Qendra Arabe për zhvillimin e mediave sociale bëri të ditur se nga njësia kibernetike në qeverinë izraelite, Facebook ka pranuar 85 përqind të kërkesave qeveritare për të fshirë përmbajtjen, seksionet apo faqet e palestinezëve në vitin 2017.

“Ky monitorim izraelit dhe kontroll i përmbajtjes dixhitale palestineze në mediat sociale është bërë një mjet për arrestimin masiv dhe shkeljet e të drejtave të njeriut”, tha raporti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re