Nga Luan Shmilli

Do na mungosh, doktor Jashari!

Lajm i hidhur nga Shqipëria jonë, prej së cilës pak lajme të mira na vijnë…

Eshtë mëngjes tetori dhe bën më shumë se freskët, në Genova dhe pse dita është me diell që, duket, sot do të vazhdojë gjithë ditën. Dhe, deti, aty, poshtë, nuk ka dallgë. Duket tërësisht gri me disa pikla bardhësie horizontit, që tregojnë se barkat e peshkatarëve vazhdojnë të peshkojnë.

Sot duhet të jem në Sanremo, me poetin, mik i imi, Angelo Pini. Shkaku jam unë, per të takuar mikun e tij të njohur, këngëtarin e shquar Klaudio Balioni, i cili e mori dje, në telefon dhe e njoftoi të vinte, me kë të donte, në Sanremo, pasi, ai, Klaudio, donte “ndihmë”, mendime per skicplatformën që ka vetbërë si drejtues i ardhshëm i Festivalit të njohur të Sanremo.
Pini i tha, se “neser,” pra, sot,” jam pak i zenë, se dua të punoj me shqiptarin, te më perktheje nje librin tim me poezi…E lemë të premten!” gati urdhëroi poeti Claudio Baglionin…( Shkruar italisht emri)
“Të premten punojmë bashkë, shkojmë tek Baglioni, neser,” gati e kapa për krahu, poetin Pini që kish fikur smartphonin dhe po e vendoste mbi tavolinë, pranë filxhanit te tij të kafesë…
“E marrim serish!”, tha Pini dhe, pasi ringriti smartphonin, vertet u rilidh me Baglionin…

E vendosën, “nesër”, në Sanremo, pra sot… dhe po nisemi. Dhe unë hap smarphonin tim…

Lajm i hidhur. Ka vdekur në Shqiperi, në qytetin tim, mjeku i njohur,

Jashar Buba!

Them, fortë, një “Mos!” Dhe Pini me pyet, cka ndodhur;
Ja tregoj…

Dr. Jashari, ishte dhe miku im, më saktë, nxitësi i shpeshtë i temave politike, vëzhgimeve të tij qytetare, përshtypjeve, opinioneve, por dhe nje oponent qytetar i cilësishëm që vështirë të gjej botës…
Asnjëherë nuk jam vizituar tek ai, asnjëherë nuk kam marrë prej tij ilace farmacie, por përherë pinim kafe dhe diskutonim, në klubet e qendrës së Beratit dhe lagjes.
Me vëllanë e tij; inxhinjer Bardhin, jam dhe më shok, kam bërë, sëfundi dhe foto dhe shkëmbyer mendime, si mbështetës i hapur, Bardhi, i Lëvizjes shqiptare 5 Yjet.
Por, doktor Jashari, ishte tjetër; tepër hapsinor, një intelektual klasi, i mbilartësishëm; një Yll i vërtet!

Do na mungosh,

doktor, Jashar Buba!

Nuk do të harrojmë!

Poeti italian, Pini, si gjithë italianët, që nuk trishtohen shumë me vdekjen, e quajnë pjesë jete, natyrshmëri; pasi më ngushëllon, me të njohurën fjalë, “condulianza”, përpiqet të më kthejë të qeshurën, duke më dhënë një batutë:
“Kë do zgjidhje, mes njohjes me Claudio Baglionin dhe kësaj që ka ndodhur, e nuk varet nga ne?”

“Jetën e doktor Jasharit! Baglionin e njohim edhe nesër, por, dhe nëse nuk e njoh, rëndësi ka jeta edhe e tij, si do te kish rëndësi, vazhdimi, më tej, i jetës së doktorit; sepse këngët e Baglionit, si puna dhe Vlerat e doktor Jashar Bubës, do të mbijetojnë…”

Do tja them Baglionit, vdekjen e doktorit dhe këto…

Lamtumirë, dr.Jashari!

“Ciao, dr!…” Po të thotë, dhe poeti italian, me origjine toskane, Pini!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re