Është zbardhur ajo që mund të konsiderohet si ashti i ligjit anti-shpifje, ndërmarrë së fundi nga kryeministri Rama, me synim eliminimin e fake neës-t nëpër portale. Sipas shefit të qeverisë, media online duhet vënë nën kontrolli duke i diktuar rregulla etike dhe marrje përgjegjësisht për çfarë publikojnë.

Është Shqiptarja.com ajo që ka zbërthyer draftin, e telegrafikisht ka ofruar pikat kryesore të tij.

Ja cilat janë ato:

11 detyrimet

-Sigurojë që publikimet të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive;

-Sigurojë që trajtimi i ngjarjeve, përfshirë çështjet, që janë tema të debatit publik, të jetë i drejtë për gjitha subjektet e interesuara në këto çështje dhe të paraqitet në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme;

-Vendosin masa mbrojtëse për mospërdorimin e tyre për qëllime kriminale;

-Mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut;

-Ofrohen për të gjithë përdoruesit njëlloj, pa dallime ndërmjet sekseve, racave, besimit, etnisë apo bindjeve të personave që i përfitojnë ato;

-Të mos cenojnë sigurinë kombëtare dhe sigurinë e publikut;

-Mos cenojnë shëndetin publik;

-Respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos lejojë shfaqen e publikimeve që mund të nxisin vepra penale;

-Respektojë të drejtat e autorit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera ë lidhura me të;

-Sigurojë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit;

-Të publikojë në mënyrë të qartë dhe të dallueshme informacionin për:

-Emrin dhe adresënnë rastin e personave juridikë, emri dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar;

-Shenjën/dritaren ku mund të bëhet ankesë për lajmin e publikuar.

-Të caktojë një personpersona përgjegjës për sektorinsektorët përkatës të publikimeve emriemrat dhe adresaadresat e të cilitcilëve duhet të publikohen qartësisht. Në caktimin e këtyre personave përgjegjës ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike mbajnë parasysh cilësitë profesionale dhe etiko morale të tyre.

 

Kur mbyllet një portal, rregullat

-Për OSHPE–të (portalet) e regjistruara në AKEP:

a) Pezullim/bllokim të aksesit ne internet, për një afat 24 orë, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer 3 (tre) kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj;
b) Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat 7 (shtatë)-ditor, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajtje administrative;
c) Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat njëvjeçar, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se 5 (pesë) kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.

-Për portalet që nuk janë të regjistruara në AKEP

a) Bllokimin e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik ne territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat 24-orësh, nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se tre herë gjatë një viti kalendarik;
b) Bllokimin përfundimtar/mbylljen e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re