ITALI
Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puglias.
20 persona u arrestuan nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë. Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar.
Aksioni i përbashkët i trupave të antidrogës u ekzekutua në provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.
Droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës. Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane. Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë.
(e.f/BalkanWeb)