Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr privat që i përket një zyrtari të lartë të Dinastisë së Pestë dhe që është rreth 4,400-vjeçar.

Zbulimi u njoftua nga ministri i Antikiteteve Khaled al-Anani pranë varrit vetë, që ndodhet në Sakari, në perëndim të Kajros, ku ndodhet piramida më e vjetër statike.

Ai tha se varri ishte “shumë mirë i ruajtur” dhe se ka statuja të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme, raporton AP.

Egjipti ka investuar shumë në vitet e fundit në promovimin e zbulimeve të reja arkeologjike në një përpjekje për të tërhequr më shumë turistë.

Sektori i turizmit egjiptian ka përjetuar një rënie në vitet e fundit pas një krize politike dhe trazirave që pasuan rënien Hosni Mubarak nga pushteti në vitin 2011.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re