Aktori i njohur kosovar Enver Petrovci, është shprehur pro prishjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, duke qenë njëherësh pro ndërtimit të një të riu.

Ka qenë ky i pari rast kur një figurë e njohur skenike jashtë kufijve të Shqipërisë, jep opinionin e tij mbi debatin e mbrehtë për fatin e TK, i cili vijon sa prej muajsh e as prej vitesh.

“Ajo godinë nuk vlen aspak”, tha Petrovci. “As ato murre. Unë jam për një teatër të ri”, theksoi aktori i njohur kosovar, i ftuar në Wake Up në TCH.

Ai tha se nuk arrinte t’i kuptonte dot ata që protestonin kundër, pasi ishte e qartë për të nëse iu dhimbsej godina apo toka e teatrit.

Gjithsesi, Petrovci tha se ajo për të cilen qe kundër kishte të bënte me ndërtimin e teatrit të ri nga një privat. “Teatrin Kombëtar duhet ta financojë e ndërtojë vetëm shteti”, tha Petrovci, duke i mëshuar idesë në një rast të tillë burimi i parasë duhet të jetë vetëm nga shteti, për vetë simbolikën që mbart një Teatër Kombëtar, që sipas tij është simboli shpirtëror i një kombi.

Por Petrovci shfaqi kundërshti dhe për vendin e ndërtimit të të riut. “Një Teatër Kombëtar duhet të shihet nga të gjitha anët”, tha ai dhe ofroi si ide kompleks “Tajvanin” të Parku Rinia, ose edhe Piramidën, por më shumë qe për të parën. Dhe i pyetur spekulativisht nga moderator nëse pra duhej prishur “Tajvani”, Petrovci u përgjigj: “Patjetër!”. Sipas tij, ja vlen prishja për diçka madhështore dhe me vlera siç është e duhet të jetë Teatri Kombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re