Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Kudsi nuk është vetëm kauzë e muslimanëve në Palestinë, por kauzë e përbashkët e të gjithë neve, .

Erdogan u shpreh se “Kudsin, këtë qytet të shenjtë prej ku i Dërguari i Allahut realizoi udhëtimin e Miraxhit, e duam pa bërë dallim me Stambollin, Kajron, Bagdadin, Meken dhe Medinen. Për këtë, ne themi se Kudsi është vija jonë e kuqe.”

Erdogan u bëri thirje palestinezëve ti japin fund ndarjes. “U bëj thirrje vëllezërve të mi palestinezë: Jepini fund ndarjes mes jush”.

“Muslimanët asnjëherë nuk do të jenë fitues të konflikteve rajonale që nxiten përmes ndarjes Shia-Suni. Ata që do të mbushin xhepat nga një tablo e këtillë sërish do të jenë firmat perëndimore të armëve dhe firmat e naftës”, është shprehur presidenti i Turqisë.

“Izraeli në 50 vitet e fundit përpiqet qëllimisht të fshijë gjurmët e trashëgimisë islame në Kuds. Nuk do të mund t’i fshini. Gënjeni veten nëse mendoni se mund ta shkatërroni identitetin shpirtëror të Kudsit duke zhvendosur atje disa ambasada dhe konsullata.”, ka thënë Erdogan.

Presidenti turk shtoi se disa vende evropiane, krahas administratës amerikane, nuk nxjerrin zë ndaj politikave okupatore të Izraelit, me turpin e skenave që ndodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ashtu sikurse Holokausti është krim jonjerëzor, edhe bombardimi i fëmijëve që lozin në Gaza është krim i nivelit të njëjtë ndaj njerëzimit”, raporton AA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re