Niseni mëngjesin shëndetshëm dhe plot energji me një smoothie me karrota. Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë. Nëse konsumoni këtë lëng, atëher, ju do të pastroni organizmin, do të ndjeheni me energji dhe do përballoni stresin e ditës .

Përbërësit

2 karrota

1 nektarinë

2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)

1 kivi

3 lugë kos

Përgatitja

Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re