8 dhjetor – Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj priti sot në ambientet e baskisë, ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Takimi u organizua me rastin e aktivitetit “Panairi i dimrit 2018”, organizuar nga delegacioni i BE – së në bashkëpunim me bashkinë e Beratit. Gjatë takimit u diskutua mbi projektet e financuara nga programet e BE – së, prej të cilave bashkia e Beratit është përfituese, si dhe mbi thirrjet e hapura për projektet në vijim. Më pas, kryetari i bashkisë dhe ambasadori Soreca vizuan stendat e vendosura në qendrën e qytetit dhe bulevardin “Republika”, të cilat ekspozonin traditat dhe projektet e vendeve të Bashkimit Europian.





Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re