14 dhjetor – Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut në gjithë vendin u shoqërua me aktivitete të shumta, konferenca, ekspozita dhe shfaqje artistike duke shpalosur figurën e heroi tonë në shumë dimensione.

Gjithashtu dhe shkollat organizuan aktivitete me qëllim që brezi i ri të njohë më mirë historinë dhe veprën e Skënderbeut duke i organizuar aktivitetet në mënyrë interaktive ku të rinjtë  interpretonin poezi dhe pjesë të vogla teatrale me në qendër figurën e Skënderbeut.

Aktivitetet vazhdojnë dhe në mbyllje të vitit jubile të Skënderbeut ku nxënësit e klasave të 7-ta të shkollës Zihni Toska, Berat organizuan veprimtarinë “Skënderbeu në veprat e autorëve shqiptarë dhe të huaj”.

Nxënësit prezantuan në këtë aktivitet rëndësinë e figurës së heroit tonë kombëtar dhe vlerësimin e tij nga personalitet e penës dhe letrave. Gjithashtu ata kishin përgatitur dhe vizatime me heroin tonë kombëtar dhe interpretuan dhe pjesë nga filmi për Skënderbeun.

Aktivitete të tilla janë mjaft edukative pasi njohin të rinjtë me historinë dhe rrënjët e identitetit tonë duke i edukuar ato dhe duke i afruar sa më pranë artit dhe kulturës./ atsh

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re