Fidan Bejta është shqiptari nga Kosova i cili është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Ai do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm me thikë 20 fëmijë.

Ai i kishte shpëtuar fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, kur një grua i ka ndjekur fëmijët, duke tentuar t’i godasë ata.

Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, ndërsa ka treguar dhe si ndodhi ngjarja.

Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë.

Ylli më i madh i futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviç i ka dërguar një mesazh Fidanit, ku i thotë se suedezët janë krenarë me aktin e tij.

“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty”, thotë Zlatani.

“Ajo që bëtë nuk është secili që do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, përfundon Zlatan Ibrahimoviç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re