“Ne kemi arsye të dyshojmë se mund të ndiqet dhuna në shkallë të gjerë,” njoftoi zyra e presidentit francez Emmanuel Macron.

Franca ka frikë nga dhuna që mund të pasojë të shtunën dhe bën thirrje për qetësi –  u tha nga Pallati Elysee, raporton AFP.

“Ne kemi arsye për të dyshuar se ajo mund të pasohet nga një dhunë akoma dhe më e madhe,” tha Zyra e presidentit francez, pas thirrjeve për protesta të reja të “jelekverdhëve” në të gjithë Francën.

Presidenti Emmanuel Macron u kërkoi përfaqsesve politikë dhe sindikatave që të bëjnë një thirrje për të qetësuar situatën.

Në ajër ndihet ankthi i autoriteteve franceze për mundësinë e një tjetër dite të dhunshme në qendër të kryeqytetit francez, i cili është ende nën shok pas protestave të së shtunës së kaluar, sipas Agence France-Presse.

Imazhet e dhunës në rrugët e Parisit, më të këqiat në 50 vitet e fundit, kanë bërë xhiron e botës dhe kanë goditur ekonominë e turizmin francez.

“Siguria e francezëve dhe e institucioneve tona është në rrezik dhe këtu kërkoj përgjegjësi”, tha kryeministri Edouard Philippe të mërkurën në Asamblenë Kombëtare.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se qeveria e Presidentit Macron ka anulluar vendimin për rriyjen e taksave të karburantit, përballë protestave masive mbi rritjen e kostos së jetesës në të gjithë Francën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re