Sot pas Kategorisë së Parë luajtur dje, u luajt edhe Kategoria e Dytë në javën që Superiorja është pushim për shkak të ndeshjes së Kombëtares. Skrapari sot luajti në transfertën e Tepelenës një ndër rivaët direkt për fundin e tabelës në fushën sportive “Sabaudin Shehu’’.

Janë shënuar plot shtatë gola dhe në fund fitoi Tepelena duke iu shkëputur me 3 pikë Skraparit në klasifikim. Por ajo që e bën edhe më interesante këtë ndeshje është fakti se të shtatë golat janë shënuar në një hapësirë prej 21 minutash në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytës.

Goli i parë i sfidës shënohet për Tepelenën nga Shehu në minutën e 35’ dhe vetëm pas 4 minutash Beluli dyfishon shifrat. Ndërsa në minutën e 42’ është Kallmi që shënon golin e parë për Skraparin por në fundin e kësaj pjese është Cana që shënon golin e tretë për tepelenasit.

Pjesa  e dytë nis sërish me gol dhe skuadra e parë që shënon është Tepelena me Havarin. Sulmuesi Guri shënon për Skraparin duke ngushtuar shifrat ndërsa në të 56’ minutë shënon golin e pestë për Tepelenën duke mbyllur kështu serinë shtatëgolëshe të kësaj sfide.

Deri në fundin e ndeshjes nuk ka më gol dhe Tepelena ia del të fitoj ndërkohë Skrapari mbetet me 4 pikë sipër vendit të fundit, që mbahet nga Gramozi./Berati.TV

Tepelena 5-2 Skrapari

Shënues: Shehu 35’, Beluli 39’, Cana 45’, Havari 49’, Beqiri 56’/ Kallmi 42’, Guri 52’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re