I riu shqiptar që dyshohet se ka vrarë studenten greke Eleni Topaludhi, ka rënë pre e dhunës brenda në burgun e Avlonës.

 

Sipas mediave greke, të burgosurit grekë ushtruan fillimisht dhunë verbale ndaj tij dhe më pas fizike.

 

Në videon e shpërndarë të hënën tregohet se I riu shqiptar dhunohet barbarisht nga më shumë se pesë persona.

 

Pas dhunës së ushtruar, 19 vjeçari shqiptar u dërgua në spitalin “Evangelismos”, ndërsa është bërë e ditur se ai nuk kishte dëmtime të mëdha dhe për këtë arsye u kthye sërisht në qeli.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re