Athina zyrtare i kundërpërgjigjet Shqipërisë në lidhje me deklaratat e ministrisë sonë të jashtme për vrasjet e fundit të shtetasve shqiptare.

 

Ministria e jashtme greke i bën thirrje Tiranës të tregohet më e përgjegjshme si dhe vetëpërmbahet e të ruajë qetësinë që kërkohet në të tilla raste.

 

Përgjithësimet që përpiqet të bëjë Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë duke u përpjekur të lidhë raste të ndryshme penale dhe t’i vendosë ato në një fushatë të hapur të urrejtjes dhe dhunës nuk janë realiste dhe janë të papranueshme.

 

Diplomacia greke nënvizon se Greqia ka dënuar gjithmonë dhunën dhe racizmin.

 

Vendosmëria e organeve kompetente të Greqisë për të goditur krimin në çdo formë është diçka që duket dhe përsërisim qëndrimet tona të përhershme për të dënuar të gjitha format e dhunës dhe racizmit, të cilat gjithashtu mund të kushtojnë jetë njerëzore. Greqia është një vend europian, ku shteti i se drejtës funksionon në mënyrë efektive. Autoritetet kompetente trajtuan dhe zgjidhen menjëherë të gjitha çështjet që përmend Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

 

Por Greqia nuk harron të përmendë vrasjen e minoritarit Kostandinos Kaçifa, duke theksuar se është në pritje të përfundimit të hetimeve.

 

Edhe policia greke me anë të një deklarate shprehet se autoritetet në Greqi kanë zbardhur të gjitha rastet e vrasjeve.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re