Një 42-vjecare ka rrëfyer në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ në News24 peripecitë e martesës si dhe dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar nga ish bashkëshorti i saj. Kozeta Kulli është 42 vjeç me origjine nga Berati. Ajo u martua ne vitin 1996 me Ylvi Hazizin, qe aktualisht është 47 vjeç.

Ata sollën ne jete dy vajza, Altea qe është 20 vjeç dhe Elva 11 vjeç. Kozeta është dhunuar fizikisht dhe psikologjiskëshit nga bashkëshorti i saj për vite te tera. 42-vjecarja e martuar me shkuesi thotë se bashkëshorti e trajtonte si pronë të tijën dhe ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës së madhe.

Kulmi i çiftit arriti ne vitin 2011, ku nena e dy vajzave vendosi të divorcohet dhe u bë ndarja e pasurisë. Dy vajzat kaluan me nenën dhe babai duhet të paguante detyrimin ushqimor çdo muaj, gjë të cilën nuk e ka berë. Kanë kaluar shumë vite nga divorci, dhe ai nuk është kujdesur kurrë për vajzat.

Ne jemi njohur me shkuesi dhe brenda dy muajsh ne jemi fejuar dhe martuar. Përgjatë një viti dukeshin sikur gjërat po shkonin mirë. Nuk e njoha sa duhet personin që unë u martova. Unë mendoja se do përmirësohej situata me ardhjen në jetë të vajzave, por bashkëshorti im ishte i papërgjegjshëm dhe nuk punonte. Ishte dembel dhe nuk punonte. Unë nuk doja që të divrcoheshim dhe pas 9 vitesh erdhi në jetë vajza e dytë. Por ai nuk ndryshonte dhe kuptova që nuk shtyhej më. Kishte mendime të dobëta. Më trajtonte sikur isha pronë e tij. Ti je e imja thoshte dhe bëj si të them unë. Ke ardhur ti tek unë thoshte dhe jo unë tek ti. Ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës së madhe. Nuk di ta shpjegoj , por ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës se kishte frikë se ajo do vinte me mua nëse do ndaheshim. Vajza e madhe ishte 12 vjeç kur unë mora vendimin për ndarjen nga bashkëshorti”- thotë Kozeta Kulli./ BW

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re