Bashkë me Kategorinë e Parë është bërë edhe ndarja e grupeve të Kategorisë së Dytë. Janë 28 skuadra pjesëmarrëse në këtë kategori të ndara në dy grupe A dhe B me nga 14 skuadra secili grup. Këtë sezon dy skuadrat e tjera të qarkut të Beratit Naftëtari dhe Skrapari do të jenë pjesë e grupit B në Kategorinë e Dytë.

Kështu Naftëtari pasi u rendit i fundit në grupin B të Kategorisë së Parë do ta rinis nga Kategoria e Dytë ngjitjen ndërsa Skrapari pret të vazhdoj me ritmin e fazës së dytë të sezonit të shkuar.

Po ashtu, kishte vendimmarrje edhe për kampionatine  moshave që nis më 2 shtator për Kategorinë Superiore ku do të marrë pjesë edhe Tomori U19 ndërsa në një moment të mëvonshëm edhe Kategoria e Parë ku do të luaj Tomori U17. Ndërsa kampionati i futbollit të femrave do të nis më datë 15 shtator./Berati.TV

VENDIMET E KOMITETIT EKZEKUTIV
U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Dytë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:

Grupi A / Vllaznia B, Tërbuni, Klosi, Spartaku, Partizani B, Luzi 2008, Gramshi, Tirana B, Internacional Tirana, Sopoti, Kukësi B, Ada, Kevitan, Rubiku
Grupi B / Shkumbini, Naftëtari, Albpetrol, Devolli, Delvina, Butrinti, Maliqi, Këlcyra, Skrapari, Tepelena, Memaliaj, Gramozi, Përmeti, FC.Termi

Komiteti gjithashtu miratoi edhe data e fillimit të kampionateve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së dytë do të nisë më datë 16 shtator, Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator. Kampionati i femrave do të nisë më datë 15 shtator.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re