Një e-mail kërcënues me bombë i cili kërkonte një pagesë në bitcoin është dërguar tek mijëra kompani, shkolla, spitale, media, agjenci qeveritare dhe individë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto e-mail-e u dërguan mesditën e djeshme. Kërcënimi kërkonte 20,000 dollarë në bitcoin, një pagesë e cila nëse nuk realizohej personave u rrezikohej jeta.

E-mail-i thoshte se eksplozivët janë vendosur në një postë lokale afër objektivit dhe përmbante fjalë kërcënuese si “Mendohuni dy herë” dhe “Nuk ka askush tu ndihmojë.”

Policia e Oklahomës nisi një hetim kombëtare për e-mail-et. Nuk ka pasur raportime të shpërthimit të eksplozivëve në asnjë prej vendndodhjeve ku janë dërguar e-mail-et.

So I actually just got a bomb threat in my work email today ordering me to send the person $20,000 via bitcoin or they will blow up my place of work…. 2018 is wild pic.twitter.com/sn0vVLwe6v

— Ryan William Grant (@TheeRyanGrant) December 13, 2018

FBI tha se kishte dijeni për kërcënimin dhe ishin në kontakt me agjencitë ligj-zbatuese.

Screenshot të mesazheve të kërcënuese janë publikuar në Twitter dhe përmbajnë adresa bitcoin ku duhet dërguar shuma prej 20,000 dollarësh.

Ende asnjë transaksion nuk është regjistruar lidhur me ngjarjen.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë shpërthim, e-mail-i ka shkaktuar rrëmujë sidomos në disa organizata e kompani të cilat kishin nisur evakuime. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re