Stresi, ndotja, përdorimi i kimikateve, ekspozimi në rrezatimet e dëmshme, si dhe sëmundje të caktuara klasifikohen nga mjekët dermatologë si shkaqet kryesore që çojnë në dobësimin dhe më pas rënien e flokut.

Shqetësim ky që shfaqet në rritje gjatë viteve të fundit. Megjithatë, rënia e flokut jo në çdo rast është problematike, pasi humbja e deri 100 fijeve në ditë konsiderohet si normale dhe nuk përbën shqetësim. Mjekia dermatologe, Monika Fida, detajon për gazetën “Dita” shkaqet dhe format se si shfaqet rënia e flokut së bashku me këshillat që nuk duhet t’i neglizhojmë për të mos u përballur me një fenomen shqetësues që ndikon negativisht në pamjen tonë estetike të përditshme. Në materialin bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar të gjitha format dhe shkaqet se si manifestohet rënia e flokut.

Predispozicioni gjenetik

Ndryshime stinore
Faktorët hormonale: hiperndjeshmeri ndaj androgeneve, deficiti i estrogeneve,
Faktorët psikologjik: stresi, shoku emocional (vdekjet, aksidentet, operacionet, ndarjet) etj,
Disa sëmundje të rënda, lindjet ku nevojat e organizmit për vitamina e kripëra janë më të shtuara
Anemia, kequshqyerja, sëmundje endokrine (p.sh të tiroides)
Medikamentet (sidomos kimioterapia)
Sëmundjet e lëkurës të lokalizuara në kokë
Traumat dhe agresionet ndaj flokut
Dietat, dhe çrregullimet ushqimore
Përdorimi kimikateve
Ekspozimi ndaj rrezatimeve të ndryshme etj.

Rënia e tipit të vonshëm

Dëmtimet gjatë ndonjë sëmundje të ndryshme infektive me temperaturë, toksicitet ose në lindje pasqyrohen më vonë me një rënie të flokëve pas 2-4 muajve pasi faktorët dëmtues kanë vepruar në ciklin e flokëve.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re