Instituti Amerikan i Filmit lëshoi ​​në vitin 1999 një listë prej 50 legjendash nga Epoka e Artë e Hollivudit. Prej tyre, vetëm tre jetojnë sot: Sophia Loren, 84 vjeçe, Sidney Poitier, 91 vjeç dhe Kirk Douglas, që spao mbushi këtë të dielë 102 vjeç.

Aktori që publiku shqiptar e njeh më së shumti me rolin e Spartakut në filmin me të njëjtin titull të viteve ’70 – ’80, tha se do e festonte 102-vjetorin në një mbrëmje me familjen dhe miqtë më të ngushtë. “Aty do të jenë të gjithë djemtë e mi dhe shumë nipër e mbesa. Dhe miqtë e mirë si Jeffrey Katzberg, Steven Spielberg dhe Ron Mayer”, tha Douglas.

Dëshira më e madhe për ditëlindjen e 102-të është ta bëjë botën një vend më të mirë për të jetuar.

“Të ketë më shumë tolerancë … Dua që njerëzit të jenë më të mirë dhe të respektueshëm me njëri-tjetrin”, tha legjenda e Hollivudit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re