Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga zjarret masive në Greqi, është një 85 vjeçare nga Saranda.

 

Viktima është Nica Leka, r me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati.

 

Bëhet me dije se 85-vjeçarja është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj. Ajo është largua nga Shqipëria në vitin 1945, ndërsa në fshat njihet si vajza e një prifti nga Leshnica.

 

Ndërkohë bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Çifti kishin katër fëmijë nga martesa e tyre. Mësohet se mes viktimave janë edhe dy shqiptarë të tjerë identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, si dhe tre të tjerë të lënduar rëndë të cilët ndodhen në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re