Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme për dështimin e liberalizimit të vizave, e ka quajtur pushtetin e vendit mizëri.

 

Në fjalën e tij ai theksoi se kryeministri e ministrat thanë se vizat po hiqen, e tani del që duhet pritur deri në 2020.

 

“E kam digju kryeministrin duke thënë se qytetarët e Kosovës brenda tre muajve pasi ta merr pushtetin do të kenë liberalizimin e vizave. Hahn tha se nuk do të kemi liberalizim të vizave 2020, kjo tregon mos seriozitetin e kësaj qeverie”.

 

Konjufca gjithashtu ka drejtuar gishtin nga qeveria Haradinaj dhe nga vetë kryeministri për dështime të njëpasnjëshme. “Ky pushtet është mizërie”.

 

Ai tha se Bashkimi Evropian tha se “Kosova i ka plotësuar kushtet, por nuk ua jepmi liberalizimin e vizave. Kjo veç me ta vizatu me laps se po thonë me ndërruar qeverisë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re