Një 55-vjeçar është gjendur i vdekur ne banesën e tij. Nga informacionet paraprake te policisë zbulohet se personi është vrarë me armë gjahu. Për shkak se personi ka qenë vetëm në banesë dyshohet të ketë qenë vetëvrasje. Ndërkohë qe hetimi mbi ngjarjen vijon nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar 55-vjeçarin me inicialet Q.K drejtë vetëvrasjes. Më poshtë njoftimi zyrtar nga policia:

Kuçovë Informacion paraprak Më datë 11.09.2018, rreth orës 19:30, në lagjen 11 Janari, Kuçovë, dyshohet se është vetvrarë me armë gjahu në banesë shetetasi Q.K, 55 vjeç. Në momentin e ngjarjes shtetasi Q.K ka qënë vetem në banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re