Kurdët dhe turqit janë dy kombet e rralla në atë pjesë të botës që kanë arritur
të bëjnë historinë e tyre krah njeri-tjetrit, dhe, deri në kohët e vonshme,
kurrë s’kanë luftuar me njeri-tjetrin. A kjo nuk ka ndodhur me popujt tjerë,
mbase as me arabët e as me persët, transmeton KosovaPost.

Historia na mëson se janë të njohura integrimet e këtyre dy popujve përgjatë historisë islame që nga koha e emevitëve (Omajadët). Në kohën e halifit abbasit Mu’tasim Bil-lah, turqit dhe kurdët kishin gjetur shtrirje në të gjitha poret e shtetit islam. Si të tillë që ishin, ata dhanë një kontribut të pashoq në pengimin e përhapjes së ndikimit pers mbi kulturën islame arabe, sidomos të kohës abasite.

Ata themeluan dinastitë e tyre që nga Lindjae tokave islame e deri në Afrikë të Veriut. Dinastia më e njohur e këtij lloji ishte pikërisht ajo e Salahudin Ejjubit, i cili ishte me prejardhje kurde, por që njerëzit që i kishte pranë, ishin sidomos nga turqit dhe kurdët. Natyrisht, duke mos bërë dallime ndaj arabëve, persëve dhe kombeve tjera myslimane.

Roli i tyre ka qenë shumë i madh në mbrojtje të Ummetit dhe Islamit veçanërisht në luftërat e kryqëzatave.

Megjithatë, pas rënies së kalifatit islam, qarqe të huaja arritën të fusin thikën mes këtyre dy popujve. Janë të njohura politikat britanike të atëhershme që nuk lejonin themelimin e shtetit kurd, pas rënies së Perandorisë Osmane. Me gjithë që ishte arritur një ujdi mes popujve të rajonit, britanikët ishin ata që me insistimin më të madh ndaluan krijimin e shtetit kurd. Dhe kështu, edhe sot e kësaj dite luhet me fatin e një populli të tërë që po përdoret për gjeopolitikat e rajonit.

Ajo që sot njihet si Lëvizje për Krijimin e Shtetit Kurd, në fakt, është një lëvizje separatiste e formuar nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm dhe e cila edhe më tutje lufton kundër Turqisë, sikur që edhe përhapë një frymë anti-turke në gjithë rajonin.

Sistemi i ri presidencial në Turqi si dhe kushtetutae re u krijon mundësinë që Republika e Turqisë të jetë e kurdëve aq sa është e turqve, shkruan .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re