Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç.

Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Policia lokale sqaron se një automjet tip Huyndai me targa greke me drejtues personin J.P, 37 vjeç është përplasur me një automjet tip Benz me drejtues B.T, 53 vjeç.

Nga përplasja, janë dëmtuar 37-vjecari J.P dhe tre pasagjerët në makinen e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi i mjetit tip Huyndai, J.P, do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë pasi është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re