Një 22 vjeçar është arrestuar në një prej lokaleve të qytetin të Elbasanit, pasi qarkullonte i lirë me armë.

22-vjeçarit në momentin e arrestimin përveç armës pa leje, i janë gjetur dhe 11 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga 22 vjeçarin, i cili qarkullonte me armë zjarri në qytet.

Policia ka marrë një informacion nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi” , një person mund të kishte me vete armë zjarri.

Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e rendit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit : D.S., 22 vjeç,p banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan, të cilit ju gjet në çantë një armë zjarri Pistoletë me 11 fishekë, të cilēn e posedonte pa leje.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimor, u proçedua penalisht dhe shtetasi O.Z., 40 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, për veprën penale “Mos kallëzim krimi”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranē Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re