Policia e Elbasanit ka arrestuar një 22 vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në qytet.

 

I riu i arrestuar është shtetasi me inicialet D.S., 22 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

 

Arrestimi i 22 vjeçarit u bë pas një informacioni që policia kishte marrë nga qytetarët se i riu qarkullonte me armë zjarri me vete ne lagjen “Luigj Gurakuqi”.

 

Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar, 22 vjeçarit iu gjet në çantë një armë zjarri Pistoletë me 11 fishekë, të cilën e posedonte pa leje.

 

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimor, u proçedua penalisht dhe shtetasi O.Z., 40 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, për veprën penale “Mos kallëzim krimi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re