Gjykata e Tiranës vendosi detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun, i cili u vetëdorëzua në polici, pasi ishte në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur në ish bllok ku mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

 

Boshnjaku ishte në kërkim që prej datës 4 tetor kur ndodhi edhe vrasja, ndërsa pas vetëdorëzimit në polici ai tha se nuk ka lidhje me të.

 

Boshnjaku pranoi se ndodhej në lokal me miqtë e tij dhe në momentin që nisi konflikti është larguar prej andej.

 

Boshnjaku njihet si miku i Ervin Matës, i cili vijon të jetë në kërkim. Për këtë në ngjarje në kërkim është edhe komando Meviol Bilo, për të cilin dyshohet se është edhe personi që qëlloi me armë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re