BURREL

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel-Skuraj, në vendin e quajtur Shkopet.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, K.B.  50 vjeç, banues në Ulëz.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Njoftimi nga policia: 

Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj , në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.B.  50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re