Më 29 Nëntor, Open Data Kosovo lançon analizën “Qeverisja e Hapur e Pushtetit Ekzekutiv në rajon dhe në Kosovë.”

Aktiviteti starton në 9:30 pranë Qendrës Informative të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Analiza është pjesë e projektit “Transparenca, Teknologjia dhe Hapja Institucionale në Regjionin e Evropës Juglindore” – ActionSEE , i cili implementohet në Ballkanin Perëndimor e që financohet nga Bashkimi Evropian

“Qeverisja e hapur përfaqëson një kusht kyç për demokracinë si dhe lejon qytetarët të marrin informacionin e nevojshëm për një pjesëmarrje të barabartë në jetën politike, vendimmarrjen efektive dhe mbajtjen institucioneve të përgjegjshëm për politikat e tyre,” u shpreh drejtoresha ekzekutive e Open Data Kosovo Blerta Thaqi për PCWorld.al.

Ajo tha se institucionet në mbarë botën ndërmarrin aktivitete të veçanta me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së tyre ndaj qytetarëve. Indeksi Rajonal i hapjes së pushtetit ekzekutiv është themeluar me qëllim të definimit në çfarë shkalle qytetarët e Ballkanit Perëndimor marrin informacione të arritshme dhe të kuptueshme nga institucionet e tyre.

Indeksi Rajonal i hapjes matë shkallën se sa institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të hapura për qytetarët dhe shoqërinë dhe kjo është e bazuar në katër parime: transparencën, qasshmërinë, integritetin dhe efikasitetit.

ActionSEE ka zhvilluar Indeksin vjetor Rajonal të Hapjes ku pjesë e matjes janë të gjitha institucionet publike duke përfshirë Kuvendin, Qeverinë, Gjyqësorin dhe Prokurorinë, Komunat dhe Agjencionet e pavarura. Hapja institucionale matet prej 100 indikatorëve për secilin institucion të ndarë në katër komponenta që përshijnë: Qasshmërinë, Efikasitetin, Integritetin dhe Transparencën.

“Kjo analizë ka arritur rezultatet e saj duke hulumtuar në rreth 100 indikator për secilin institucion dhe si e tillë jem një pasqyrë mjaft të qartë të asaj se si është situata në Kosovë dhe të jap mundësinë të krahasoj atë me vendet e rajonin mbi hapjen institucionale te Pushtetit Ekzekutiv dhe të sheh saktësisht pikat në të cilat ka nevojë që të avancohet Hapja institucionale,” vijoi ajo.

Fjalimet hapëse do të mbahen nga znj.Blerta Thaçi, Drejtoreshë Ekzekutive, Open Data Kosovo; znj.Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe z.Mahir Yağcılar, Ministër, Ministria e Administratës Publike.

Kurse prezantimin e Analizës për Pushtetin Ekzekutiv dhe të gjeturave do të bëhet nga Blerina Ramaj, Menaxhere e projektit në Open Data Kosovo. Që më pas do të vazhdoj në diskutim paneli me temën: Si të e mbështesim hapjen Institucionale?

Ku në panel do të flasin Besa Luci, Kryeredaktore, Kosovo 2.0; Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv, Metamorphosis Foundation; Nora Latifi-Jashari, Drejtoreshë Ekzekutive, Instituti GAP dhe moderimi do të bëhet nga Fitim Mulolli, Westminster Foundation for Democracy.

Agjenda

09:30 – 10:00 Regjistrimi
10:00 – 10:30 Fjalët hyrëse

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë

Mahir Yağcılar, Ministër, Ministria e Administrates Publike të Kosovës

Blerta Thaci, Drejtoreshë Ekzekutive, Open Data Kosovo

10:30 – 10:50 Prezantimi i Analizës për Pushtetin Ekzekutiv dhe të gjeturave

Blerina Ramaj, Menaxhere e projektit, ODK

10:50 – 11:30 Diskutim në panel: Si të e mbështesim hapjen Institucionale?

Besa Luci, Kryeredaktore, KOSOVO 2.0

Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv, Metamorphosis Foundation, Maqedoni

Nora Latifi Jashari, Drejtoreshë Ekzekutive, Instituti GAP

Aktiviteti do të moderohet nga Fitim Mulolli, Westminster Foundation for Democracy.

Për të rejat më të fundit nga aktiviteti ju ftojmë të ndiqni eventin në rrjetin social Facebook.

Open Data Kosovo është një organizatë jofitimprurëse e cila beson tek përdorimi i teknologjisë dhe humanitarizmit dixhital për një qeveri më të hapur. Kjo nismë promovon idenë se të dhënat qeveritare duhet të jenë të hapura për të gjithë që duan ti përdorin apo ti ripublikojnë pa asnjë kufizim të drejtash autoriale, patentimi apo mekanizma të tjerë që kufizojnë aksesin. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re