Çmimi Kombëtar “Mësuesi i Vitit  2018’’, nisëm kjo e organizuar nga Koalicioni për Arsimin në Shqipëri – ACE, Qendra për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – MASR, shpall listën e finalistëve ndër to edhe një mësuese me shami nga Berati.

Diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë- Letërsi,  Sara Fahem, ushtron mësimdhënien për lëndën e Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, në shkollën ‘’Qëllimi i Jetës’’. Realizimin më të mirë të procesit të mësimnxënies ajo ia dedikon teknikave mësimore që ajo ndjek në lëndën që jep.

Kllaster, Braimstorming, Ditar dypjesësh, Ese. Përdorimi i dramatizimit është teknika më e ndjekur e saj, pasi është edhe më e parapëlqyera nga vetë nxënësit. Këto teknika ajo i përdor përgjatë orës së mësimit duke thyer monotoninë e duke arritur një pjesëmarrje të gjerë dhe aktive të nxënësve në klasë. Kjo metodë zhvillon edhe përgjegjshmërinë dhe mendimin kritik të nxënësve në mësimdhënie,- është shkruar në përshkrimin që i është bërë mësuesë Sarës në profilin e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re