Kreu i VMRO, Hristijan Mickoski theksoi se subjekti i tij do ta shqyrtojë draft-ligjin për amnisti dhe do të ndërtoj qëndrim, por paraprakisht shprehet pesimist se një ligj i tillë mund të sjellë amnisti të vërtetë.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se ky ligj bëhet për qëllime të caktuara duke aluduar në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

 

“Çdo zgjidhje ligjore për personat që janë në ndjekje politike, VMRO-DPMNE-ja do ta mbështes. Por dua të them se qëllimi i këtij ligji dihet qartë, cilët persona do të amnistohen dhe në opinion ka qarkulluar edhe arsyeja pse është sjell ky ligj. Pres që akoma ligje të tilla në mënyrë të përshpejtuar do të imponohen, që të mund në letër të thonë se gjoja po bëjmë reforma dhe t’i mbyllim sytë njerëzve por qytetarët nuk janë naiv dhe e shohin se çfarë po ndodh në shtet”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re