Microsoft tashmë është zyrtarisht kompania më e vlerë në botë duke tejkaluar Apple.

Vlera e tregut e Microsoft kishte kaluar atë të Apple ditën e Premte. Gjatë javës e kishte kaluar edhe periodikisht por Apple ishte kundërpërgjigjur.

Ditën e Premte vlera e Microsoft ishte 851.2 miliardë dollarë ose 110.89 dollarë për aksion. Ndërsa vlera e tregut e Apple ishte 847.4 miliardë dollarë.

Nëse Microsoft mbyll vitin përpara Apple do të jetë i pari që gjigandi i Windows e mban pozicionin më të lartë që nga 2002.

Apple eklipsoi vlerën e 1 trilion dollarëve në Gusht duke u bërë kompania e parë që arrin këtë vlerë historike. Amazon gjithashtu por vetëm për pak ditë duke mos arritur të qëndrojë mbi rekordin.

Javët e fundit Apple është ballafaquar me probleme të shumta ndërsa raportet për shitje të dobëta u shtuan. Aksionet kanë humbur 16% të vlerës së tyre. /

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME