Ministri i Jashtëm slloven, Miro Cerar tha në një intervistë për Washington Post, se administrata amerikane duhet të angazhohet më fuqishëm në Evropën Jug-Lindore, nëse nuk dëshiron të forcojë ndikimin e Rusisë dhe Kinës në këtë pjesë të Evropës.

“Nëse ata shpërfillin interesat ruse dhe kineze, mund të humbasin rajonin”, ka thënë Cerar, duke shtuar se prania dhe angazhimi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë më e theksuar.

Shefi i diplomacisë sllovene theksoi se në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë Ballkanin, është Pekini ai që në veçanti ka shprehur interes për të forcuar lidhjet ekonomike dhe politike, duke u takuar me liderë rajonalë.

“Unë mendoj se do të ishte shumë e mirë në qoftë se miqtë dhe aleatët tanë në Shtetet e Bashkuara të ishin më të pranishëm në rajon”, tha kreu i diplomacisë sllovene.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re