e plotë 17 mijë e 400 banorë, vetëm në bashki, nëntë njësi administrative dhe 105 fshatra Spitali i Skraparit është në alarm për sa i përketë mungesës së mjekëve. Lajmin e bën të ditur vetë drejtori i spialit, i cili deklaron se në shërbim të pacientëve janë vetëm tre mjek: një mjek patolog, një pediatër që ofron dhe shërbimet për sëmundjet e gjakut si dhe një mjek otorinolog.
Me vetëm tre mjek, ku këta dy të fundit kanë dal prej vitesh në pension, por mbahen në punë ende, ky spital e ka të pamundur ti shërbejë qytetarëve.

” Problematike është situata në kushtet kur nuk kemi një mjek gjinekolog, ai na vjen vetëm me orë të pjesshme dy herë në javë,” shprehet drejtori i spitalit Astrit Dyrmishi.

Problematikën e mungesës së mjekëve drejtuesi e ka bërë në të gjitha instancat shtetërore dhe është në pritje që në janar këtu të nis proçesi i patronazhimit. Nga ana tjetër me një kapacitet prej 38 shtretër ky spital ka dhe mungesë aparaturash, që për drejtorin janë po kaq shqetësuese, por që është i lidhur si problem sërisht me mungesën e mjekëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re